Një person është therur me thikë në Prizren, nga një i dyshuar që gjenet në arrati.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur të mërkurën dhe viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.
“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor në Spitalin e Prizrenit, pasi që ishte therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti thuhet se është duke u hetuar nga njësitë relevante.