Fjalë Kyçe

Theret një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Theret një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Një person është therur sot në Prishtinë.Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në ora 18:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

“Rreth orës 18:00 është pranuar informata për një person i cili ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,

Ajo ka shtuar se personi i lënduar është dërguar në QKUK si dhe rasti është duke u hetuar.“Një nga personat e përfshirë në këtë rast (i lënduari) është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, shtoi Ahmeti.