Fjalë Kyçe

Therja me thikë në Hajvali/ Arrestohen dy persona

Therja me thikë në Hajvali/ Arrestohen dy persona

Një therje me thikë ka ndodhur sot në Hajvali të Prishtinës.

Burimet brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se viktima ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa nga policia kanë thënë se shkaku i therjes me thikë ka qenë një mosmarrëveshje.

Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti ka thënë për sinjalin se në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy persona.