Fjalë Kyçe

Therje me thikë në Prishtinë, një person dërgohet në QKUK

Therje me thikë në Prishtinë, një person dërgohet në QKUK

Një person është therur me thikë sonte rreth orës 22:00 në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse në Polici për Rajonin e Prishtinës, gjersa shtoi se si pasojë e këtij rasti është lënduar një person, si dhe i njëjti është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 22 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “2 korriku” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.