Fjalë Kyçe

Theren me thikë dy persona në pejë

Një rast rrahjeje ka ndodhur sot në Pejë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në stacionin e autobusëve ku dy persona kanë mbetur të lënduar pasi dyshohet se janë therur me armë të ftohtë, thikë.

Viktimat E.H, 18 vjeç dhe S.U, 17, kanë pësuar plagë në kokë. E.H. mbetet i shtrirë në Repartin Kirurgjik ndërsa S.U. është liruar pas trajtimit mjekësor.

Hetuesit policor janë duke punuar intenzivishtë në koordinim të plotë edhe me

prokurorin e shtetit, për të identifikuar dhe arrestuar kryesit e mundshëm të këtij rasti.