Fjalë Kyçe

Therrje me thikë në Gjilan, arrestohet një person

Therrje me thikë në Gjilan, arrestohet një person

Është arrestuar një person në Gjilan pasi sipas policisë i njëjti dyshohet se ka therrur me thikë një person tjetër.

Siç njofton policia i njëjti viktimës i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore, ku më pas viktima ka pranuar tretman mjekësorë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke e goditur me një armë të ftohtë(thikë) me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, bënë të ditur policia.