Fjalë Kyçe

Thyhet rekordi: Nxënësit kosovarë me 1.6 milionë mungesa në vit

Thyhet rekordi: Nxënësit kosovarë me 1.6 milionë mungesa në vit

Derisa po bie numri i nxënësve që regjistrohen çdo vit në shkolla, numri i mungesave sa vjen e rritet, saqë së fundmi është bërë e ditur se nxënësit kosovarë kanë thyer rekordin me mungesa, prej 1 milioni e gjysmë.

Instituti Pedagogjik i Kosovës sot ka publikuar hulumtimin ku tregon se nxënësit kosovarë brenda vetëm një viti kanë bërë 1.6 milion mungesa.

‘Vetëm brenda një viti në 75% e shkollave të cilat i kemi mbledhur, nxënësit i kanë bërë mbi 1 milionë e 600 mijë mungesa’, thuhet nga ky institute, raporton ‘Klan Kosova’.

Sa i përket këtij hulumtimi një tjetër temë e cila u diskutua qe ajo e vështirësive të nxënësve në arsimin fillor sa i përket shkrimit dhe leximit, e në këtë drejtim po del që shkollat duhet gjithsesi t’i mbajnë orët plotësuese.

Gjatë publikimit të këtij hulumtimi, është folur edhe për rëndësinë që kanë në këtë aspekt trajnimet pesë dhe gjashtë ditore të mësimdhënësve, por për të njëjtat vetë këta të fundit kanë vërejtje.

‘Kemi nevojë për informata shtesë edhe pse ne si mësues marrim nga interneti e burime të ndryshme, mirëpo si t’i furnizojmë nxënësit’, ka thënë për Klan Kosovën një mësimdhënëse në arsimin fillor.