Fjalë Kyçe

”Ti po luan me mua”, përlotet Fifi

”Ti po luan me mua”, përlotet Fifi

Një veprim i ndodhur në humor e sipër është bërë shkaku i një përçarjeje tepër serioze mes Fifit dhe Granitit.

Arditi ishte ai që ndërhyri mes tyre duke i treguar këngëtares për një veprim të ndodhur mes Grantit dhe Semit, veprim i cili sipas tij ishte tepër flirtues.

Kaq mjaftoi që Fifi e revoltuar t’i drejtonte Granitit një sërë akuzash, përfshirë edhe faktin se pëlqimi i deklaruar prej tij është vetëm në kuadrin e lojës.

’Nëse do të luash hajde luajmë bashkë. Nëse do e kisha bërë unë atë veprim ti nuk do ta kishe pritur mirë’’,- tha Fifi e revoltuar.

Të gjithë këtë debat, Fifi duket se e ka përjetuar tepër, teksa nuk kam mundur të kontrollojë dot edhe lotët.

Graniti u përpoq ta qetësonte por Fifi këmbënguli se donte të qendronte vetëm.

Unë kam shumë shoqëri me meshkuj dhe e di se si mendojnë.  E nuahas menjëherë se çfarë dëshironi’‘,- shtoi ajo./tch