Fjalë Kyçe

Tiani shumë shpejt feston ditëlindjen e dytë, do të befasoheni çka i kërkoi Tunës

Tiani shumë shpejt feston ditëlindjen e dytë, do të befasoheni çka i kërkoi Tunës

Këtë këngë dëshiron që të ia këndojnë në festën e ditëlindjes

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdiu-Tuna ka treguar se cilat është preferenca e djalit të saj, për ditëlindjes së dytë.

Përmes një video që ka publikuar në rrjetin social Instagram, Tuna ka treguar kërkesën e Tianit për ditëlindje shkruan rtv21.tv

Tuna e ka pyetur Tianin se cilën këngë do ta këndojnë për ditëlindje, ndërsa ai ia ka kthyer “Harrova”.

Kënga “Harrova” është bashkëpunimi i Tunës me këngëtarin dhe kompozitorin e njohur shqiptar, Armend Rexhepagiqin. Kënga është pjesë e albumit të ri të Tunës, të cilin e ka promovuar më 8 mars me një koncert në Filharmoninë e Maqedonisë.

Ndryshe, Tiani djali i Tunës dhe Patrisit më dy maj do të festojë ditëlindjen e dytë.