Fjalë Kyçe

Tifozët e Liverpoolit sulmohen në Napoli

Tifozët e Liverpoolit sulmohen në Napoli

Dy tifozë të Liverpoolit u sulmuan nga disa burra në Napoli, para ndeshjes hapëse të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Napolit të martën. Drejtori ekzekutiv i klubit anglez, Peter Moore, e vizitoi njërin tifoz të lënduar në spital pas ndeshjes.

Incidenti ndodhi para disfatës së Liverpoolit me rezultat 2:0 kundër Napolit në San Paolo, përderisa Policia e Merseyside e konfirmoi se dy burra kishin marrë trajtim mjekësor para ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

“Ne mund ta konfirmojmë se dy tifozë të Liverpoolit raportohet se ishin sulmuar në Napoli më herët (e martë, 17 shtator)”, thuhej në deklaratën e lëshuar nga policia.

“Rreth orës 18:00, një numër i burrave me motoçikleta iu afruan tifozëve në një lokal në qytet, para se t’i sulmonin ata”.

“Dy burra nga Britania e Madhe, 26 dhe 46-vjeçar, pësuan prerje sipërfaqësore dhe lëndime në kolë dhe u drejtuar në vendin e ngjarjes, para se të shkonin për ta përcjellë ndeshjen”.

Drejtori ekzekutiv i Liverpooli, Peter Moore, e vizitoi njërin prej tyre, Steven Allan, duke thënë se nuk do të largoheshin nga spitali derisa sa të kuptonin plotësisht se tifozi do të ishte në rregull.

“Unë jam në spital me Stevenin tani. Ne nuk do të largohemi derisa të ndihemi rehat se ai do të jetë mirë, kështu që të gjithë mund të ndalen së shqetësuari për momentin”, shkroi Moore.

“Po tentoj t’ia sigurojmë një kontroll nga një mjek sa më shpejt, mirëpo këtu ka një mungesë të dukshme urgjence nga policia dhe stafi mjekësor”.