Skena të rralla kanë ndodhur të premten mbrëma në Ligën e Dytë të Holandës.
Skuadra e Roda zhvilloi një ndeshje në shtëpi kundër Graafschap, e cila përfundoi 1:1. Ky rezultat, ishte një zhgënjim tjetër për vendasit, të cilët kanë vetëm një fitore në këtë ndeshje, me gjithsejtë gjashtë pikë në tetë ndeshje.
Ishin tifozët e Rodas që në pushimin e pjesës së parë larguan nga stadiumi presidentin e klubit, Marisio Garcia de la Vega.
Boze fans @rodajckerkrade brengen Mauricio Garcia de la Vega het stadion uit. Dat gebeurde tijdens de rust van Roda tegen De Graafschap. pic.twitter.com/jpPZc6ZXIA
— ZO-NWS (@ZO_NWS) September 27, 2019
Duket se pronari nuk i ka paguar lojtarët për disa muaj, dhe situata në klub nuk është aspak e mirë, gjë që i ka shtyrë tifozët të marrin këtë veprim.