Fjalë Kyçe

Tifozët e Realit e zgjedhin trajnerin e preferuar

Tifozët e Realit e zgjedhin trajnerin e preferuar

32 për qind e atyre të cilët votuan në një sondazh të Marca-s, e duan Jurgen Kloopin si trajner të Real Madridit.

Të njëjtin mendim si të këtyre tifozëve e ka edhe ish lojtari Madrilen, tani trajner i të rinjve, Alvaro Benito.

“Nuk kam asnjë dyshim se trajneri që i përshtatet më mirë Real Madridit është Jurgen Klopp”, tha ai.

Mbetja e Real Madridit jashtë gare nga çdo kompeticion në vetëm një javë ka vënë seriozisht në pikëpyetje të ardhmen e Solarit në Real Madrid.

Për këtë arsye në Spanjë ka filluar të diskutohet edhe emri i trajnerit të ri që do ta zëvëndësojë argjentinasin.

Ndryshe, në sondazhin e Marca-s se kush duhet ta marrë timonin e Real Madridit, përqindje të njëjtë prej 32 për qind si Kloop, pati edhe Zinedine Zidane.

Zizou u largua verën e kaluar nga Real Madridi, pasi fitoi çdo trofe të mundshëm për 3 vite sa qendroi aty./GazetaAlo