Në Maqedoni është luajtur derbi mes Shkëndijës së Tetovës dhe Vardarit.
Tifozët e Shkëndijës e ofenduan me grua portierin e Vardarit, kështu përgjigjet ajo
February 18, 2019
Në Maqedoni është luajtur derbi mes Shkëndijës së Tetovës dhe Vardarit.
Sfida ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin e ngushtë 1:0. Pas këtij triumfi, Shkëndija e ka lënë pas në vendin e dytë me 9 pikë.
Por, në këtë ndeshje ka ndodhur një episod vërtetë interesant. Tifo-grupi i “Ballistëve” që i përket skuadrës së Shkëndijës, nuk ka ndaluar këngët për gruan e portierit të Vardarit, Filip Gaçevskit.
Despina bashkëshortja e portierit me anë të një reagimi në “Facebook”, ka thënë: “Unë jam më interesante se sa derbi?!”. Kështu ajo ka vënë pikat mbi “i” dhe ka mbrojtur disi veten e saj pas këtij episodi.