Fjalë Kyçe

Timo Werner lë shpresa për Liverpool dhe Man Utd – flet për të ardhmen e tij

Timo Werner lë shpresa për Liverpool dhe Man Utd – flet për të ardhmen e tij

Ylli gjerman i Leipzig, Timo Werner, është një nga sulmuesit më në formë në futbollin evropian.
Werner ka folur së fundmi lidhur me të ardhmen e tij, duke lënë skuadra si Liverpool e Manchester United me shpresën se mund të sigurojnë shërbimet e tij.

Ylli 23 vjeçar ka kontratë të vlefshme me Leipzig deri në vitin 2023, por kjo gjë nuk e shqetëson aktualisht, edhe pse ka thënë se kohë pas kohe mendon për të ardhmen, duke mos mbyllur asnjë derë.
“Kur shënon 20 gola si 23 vjeçar, në një sezon, atëherë sigurisht se ka interesim. Kjo është e qartë” ka thënë Werner, transmeton lajmi.net.

“Por, tani për tani, unë nuk po mendoj për atë se çfarë ndodh në të ardhmen. Ne do të kemi disa ndeshje të rëndësishme. Kjo është ajo ku dua të fokusohem. Unë mund të kontemploj për të ardhmen time më vonë” ka thënë tutje lojtari, duke lënë hapur shpresën për Liverpool e Man Utd.

Falë rekordit të tij me skuadrën e tij në Bundesliga, Werner ka fituar një vend edhe në kombëtaren e Gjermanisë.