Fjalë Kyçe

Tirana në mesin e pesë finalistëve për Kryeqytetin Europian të Rinisë 2022

Tirana në mesin e pesë finalistëve për Kryeqytetin Europian të Rinisë 2022

Tirana është përzgjedhur si një nga pesë qytetet kandidate për t’u shpallur fitues si Kryeqyteti Evropian për të rinjtë 2022.

Nga dhjetëra qytete të Europës që aplikuan, mes pesë qyteteve finaliste është renditur edhe Tirana, krahas Kazanit (Rusi), Poznań (Poloni), Varaždin (Kroaci) dhe Baia Mare (Rumani).

Qytetet finaliste për EYC 2022 u përzgjodhën nga një panel i pavarur si Parlamenti Europian, Komiteti i Rajoneve, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, etj.

Siç shkruajnë mediat në Shqipëri, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash në organizimin dhe mbështetjen e aktiviteteve rinore si: Tirana Art Fest, Java Evropiane, Ditët e hapura të edukimit të BE, Ditët Rinore të Start Up-eve, Ditët e Rrjetëzimit të të Rinjve dhe Bizneseve.