Fjalë Kyçe

Tirana qyteti i fundit më i përshtatshëm për të gjetur dashurinë, Barcelona e para

Tirana qyteti i fundit më i përshtatshëm për të gjetur dashurinë, Barcelona e para

Një studim i realizuar së fundmi në lidhje me vendet apo qytetet europiane më të përshtatshme për beqarët në kërkim të dashurisë.

Barcelona renditej si vendi i parë në Europë dhe lista përfundonte me Tiranën, si qyteti i fundit më i përshtatshëm për të gjetur dashurinë.

Për të diskutuar në lidhje me këtë studim, ishin të ftuar në panel në studion e “Ditë e Re” në RTV Ora, personazhe të cilët dhanë këndvështrimin e tyre në lidhje me marrëdhëniet e reja që krijohen dhe për probabilitetin që marrëdhëniet të jenë afatgjata sot.

E pyetur nëse ka më shumë shanse të gjesh një partner me të njëjtin nivel, gazetarja Elsa Ymeri u përgjigj: “Tjetri e gjen të ngjashmin pavarësisht nivelit apo disnivelit. Bëhet një kompromis për të kuptuar tjetrin nga aspekti profesional”.

Nga ana tjetër, aktivisti Daniel Nikolla u shpreh se në një marrëdhënie të re është e rëndësishme që të bëhen të qarta qëllimet që në fillim të raportit.

Për t’ju kthyer edhe njëherë studimit, menaxherja e marketingut znj. Migena Shehaj u shpreh në nota humori: Këtë vit isha në Barcelonë por vetëm vajta dhe vetëm u ktheva. Si për të treguar në këtë mënyrë që studimi nuk është i vërtetë në rastin e saj”