Fjalë Kyçe

Tiranë, nis takimi i Mini Shengenit ballkanik, diskutimet me dyer të mbyllura

Tiranë, nis takimi i Mini Shengenit ballkanik, diskutimet me dyer të mbyllura

Ka nisur takimi i liderëve të rajonit në Tiranë. Edi Rama, Aleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev kanë nisur diskutimet me dyer të mbyllura, ndërkohë që i pranishëm për herë të parë në takim është edhe Milo Gjukanoviq, president i Malit të Zi.

Pavarësisht se Gjukanoviq është ulur në tryezë me homologun Vuçiqin dhe kryeministrat Rama dhe Zaev, ende nuk ka një njoftim zyrtar se Mali i Zi i është bashkuar zyrtarisht Mini Shengenit ballkanik.

Liderët do të diskutojnë për hapat e mëtejshëm të thellimit të bashkëpunimit midis vendeve, kryesisht në fushën ekonomike dhe lëvizjen e lirë.

Ashtu si në dy takimet e mëparshme, Kosova nuk është bërë pjesë e takimit. Edhe Bosnje-Hercegovina, e cila u prezantua në takimin e Ohrit në nivel ministri, nuk merr pjesë sot në takimin e Tiranës.

Rama, Vuçiq, Zaev dhe Gjukanoviq kanë mbi tavolinë një dokument pune ku janë duke u disktuar, lëvizja e lirë e njerëzve dhe shërbimeve dhe mallrave.

Po ashtu pritet të nënshkruhet një prootokoll bashkëpunimi për emergjencat civile.

Po ashtu është duke u diskutuar dhe për investimet.

Në foton familjare të liderve të Ballkanit Perëndimor ishin edhe Mateo Rivellini nga Banka Evropiane e Investimeve, Linda van Gelder nga Banka Botërore si dhe Genoveva Ruiz Kavalera, drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian.