Fjalë Kyçe

Tjetër medalje për Kosovën, Majlinda Kelmendi e fiton të bronztën

Tjetër medalje për Kosovën, Majlinda Kelmendi e fiton të bronztën

Një vit pas rikthimit nga lëndimi, xhudistja jonë Majlinda Kelmendi ka arritur të fitoi medaljen e parë.

Kelmendi e fitoi të bronztën, pasi mposhti xhudisten belge Charline van Snick, në Mastersin e Dohas.

Kampionia olimpike fitoi përmes repechage në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan lajmi.net.

Lajm i mirë për Kosovën është se kjo nuk është medalja e vetme, sepse edhe xhudistja Distria Kransiqi më herët fitoi të artën.