Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentet e fundit të vajzës tetë vjeçare në Rusi, e cila u largua nga shtëpia pas një grindjeje me prindërit por u përdhunua e u vra nga një çift i martuar që e morën në makinën e tyre.
Më shumë se 500 vullnetarë ishin ofruar të kërkonin për vogëlushen pas zhdukjes së saj. pamjet e fundit filmike e tregojnë Vika Teplyakovan duke ecur vetëm në rrugë.
Vajza po përpiqej të shkonte tek miqtë e saj në qytezën ku familja e vet kishte jetuar përpara. Çifti u identifikua si Igor dhe Kristina Dvornikov, e sipas mediave vendase, burri kishte thënë se “ do ta sulmonte vajzën”, ndërsa gruaja nuk bëri asgjë për ta ndaluar se “ ishte shumë e frikësuar prej tij”.
Vogëlushja u përdhunua e u mbyt me një qese plastike. Igor Dvornikov në fillim e mohoi rrëmbimin dhe vrasjen e saj, por në fund rrëfeu gjithçka përpara policisë.