Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani ishte i ftuar në emisionin “90 Plus” në Zëri TV.
Tovërlani ka folur në mes të tjerash edhe për organizimin e klubeve kosovare.
Ai thotë se pavarësisht pranimit në UEFA dhe FIFA, klubet po vazhdojnë me ‘avazin’ e njejtë.
“Po bëhen tri vite që prej se jemi pranuar në UEFA dhe FIFA, por klubet po vazhdojnë me sistemin e njejtë”, u shpreh fillimisht Tovërlani.
“Klubet tona duhet t’i marrin model klubet evropiane në lidhje me atë se si funksionon një klub në aspektin e organizimit”, shtoi “Toki”.