Fjalë Kyçe

Toki nga fushat e futbollit në fushat e bujqësisë

Toki nga fushat e futbollit në fushat e bujqësisë

Trajneri Afrim Tovërlani ka replikuar në mënyrë ironike në lidhje me thirrjet që kanë bërë politikanët që të mbjellen fidane.

“Ne vend te naj pishes a naj fidani tjeter une i kom mbjell 2 hektar grur. Sdi qka me thonë kta te iniciatives per mbjelljen e pemëve a mos po me idhnohen?” shkruan Tovërlani në facebook.

Trajneri më i trofeshëm në Kosovë po tregohet i suksesshëm edhe në sferën e bujqësisë.

Aktualisht Tovërlani është pa punë në futboll por pritet që në verë të bëhet me skuadër të re.