Fjalë Kyçe

Toki tregon pse e refuzoi Gjilanin!

Toki tregon pse e refuzoi Gjilanin!

Afrim Tovërlani ishte afër për tu bërë trajner i Gjilanit, por marrëveshja nuk u realizua me kërkesë të teknikut kryeqytetas.

Tovërlani është rikthyer për të folur edhe njëherë për këtë çështje, teksa sqaroi arsyet për të cilat e mori një vendim të tillë.

“Jam takuar me kryetarin Florimin, kemi biseduar edhe në telefon, por nuk ishte momenti më i rëndësishëm për mua, sepse kam pasur disa obligime të mia personale”, deklaroi Tovërlani në emisionin “Sporti Total” në Kohavision.

“Kemi biseduar edhe me drejtuesit e Ballkanit, por nuk kisha kohë për ta marrë drejtimin e skuadrës, madje nuk do të ishte korrekte për Gjilanin, pasi që unë vetëm se kisha biseduar me ta më parë”.

Deklaratat e Tovërlanit mund ti ndiqni në linkun e mëposhtëm: