Fjalë Kyçe

Tollovi e madhe në QKMF-në e Ferizajt për marrjen e vaksinës, publikohen pamje

Tollovi e madhe në QKMF-në e Ferizajt për marrjen e vaksinës, publikohen pamje

Sot ka filluar vaksinimi anti-COVID në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetet e vendit, teksa vaksinimi po vazhdon e dhe tek qendra “1 Tetori”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Vaksinimi sot ka filluar edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Sikurse dje tek salla “1 Tetori”, edhe në QKMF-në në Ferizaj janë shkaktuar radhë të gjata të personave që po presin që ta marrin vaksinën anti-Covid.

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Gëzim Kokollari ka publikuar pamje në “Facebook”, nga kjo QKMF.

“Po ndihet era e shtetit edhe në Ferizaj. Vakcina me “erë shteti””, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=4353265291385608&set=a.483603998351776&type=3