Fjalë Kyçe

Tollovi edhe në Rahovec për vaksinim kundër Covid19

Tollovi edhe në Rahovec për vaksinim kundër Covid19

Gjatë ditës së sotme se në komunën e Prizrenit është krijuar tollovi e madhe në qendrën e vaksinimit kundër Covid19.

Një gjë e tillë po ndodh edhe në komunën e Rahovecit, ku qytetarët po ankohen për hapësirën e vogël ku po vaksinohen ata.

Në disa pamje që kanë dërguar ata në adresë të IndeksOnline shihet tollovia që është krijuar dhe numri i madh i qytetarëve që po presin në radhë për t’u vaksinuar, ndonëse kishin caktuar termin.

Sipas tyre, ata po detyrohen të presin me orë që të imunizohen.