Fjalë Kyçe

Tollovi për të marrë rezultatet e Covid19 në Podujevë

Tollovi për të marrë rezultatet e Covid19 në Podujevë

Dhjetra persona janë grumbulluar në QKMF e Podujevës për të marrë rezultatet për virusin Covid19, shkruan IndeksOnline.

Një lexues ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen dhjetra persona duke pritur në korridore.

Ndonëese kishte hapësirë për t’u ulur në koridore, qytetarët siç duket nga ngutia për të marrë më shpejt rezultatet janë grumbulluar para një salle.

Tollovi të shumta të qytetarëve ka pasur edhe në Prishtinë. Ditëve të fundit është rritur numri i të interesuarve për tu testuar për Covid19.