Fjalë Kyçe

Tom Gashi tregon se përse duhet të nënshkruhet në SHBA marrëveshja Kosovë-Serbi

Tom Gashi tregon se përse duhet të nënshkruhet në SHBA marrëveshja Kosovë-Serbi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë i vetmi vend në rruzullin tokësor të cilët mund të garantojnë një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Së fundmi, Presidenti i SHBA-së Donald Trump, me një letër i është drejtuar Presidentit të Kosovës Hashim Thaci dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuciq, duke u thënë që të arrijnë një marrëveshje sa më parë dhe janë të ftuar që ta nënshkruajnë dhe festojnë në Shtëpinë e Bardhë në SHBA.

Arsyeja se përse marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të nënshkruhet në Uashingon, sipas avokatit Tom Gashi është se vetëm SHBA-ja mund të garantojë një marrëveshje të Kosovës me Serbinë.

“SHBA-ja është shteti i vetëm në rruzullin tokësor të cilët mund të garantojnë një marrëveshje me Serbinë e cila do të ishte obligative për Serbinë, sepse sa i përket Kosovës nuk ka fare nevojë”, ka thënë Gashi.

Ai më tutje ka shtuar se kjo është e nevojshme për shkak se Kosova ende nuk e ka peshën e shtetit sovran që t’ia imponojë Serbisë respektimin e marrëveshjeve.

“Pasi Kosova ende nuk e ka peshën e shtetit sovran që t’ia imponojë Serbisë respektimin e marrëveshjeve të cilat janë bërë deri më tani”, ka shtuar Gashi, për GazetaAlo.

Gashi në fund ka thënë se Serbia nuk ka respektuar asnjë marrëveshje deri më tani të cilat kanë qenë në dëm të Kosovës, e po ashtu nuk do të respektoj as ndonjë marrëveshje tjetër, përvec nëse është totalisht në favorin e saj./GazetaAlo/