Fjalë Kyçe

Toronto dikton renditjen në Lindje, fitojnë edhe San Antonio e Clippers

Toronto dikton renditjen në Lindje, fitojnë edhe San Antonio e Clippers

Skuadra e Toronto vijon të dominojë renditjen e Konferencës së Lindjes, duke korrur sot fitoren e 26-të sezonale, 106-104 në fushën e Miami Heat.

Një sukses i vështirë për ekipin kanadez, që vuajti shumë për të mundur skuadrën nga Florida. Leonard me 30 pikë ishte shënuesi më i mirë për Toronto, autor i 30 pikëve.

Pas dy kohëve shtesë fiton skuadra e Brooklyn, që në fushën e saj mundi 134-132 Charlotte, sfidë emocionuese dhe me rivalitet deri në fund. Dinwiddie me 37 pikë e 11 asist ishte lojtari më i mirë për Brooklyn, mbështetur nga Harris me 27 pikë, ndërsa 35 pikët e Walker për miqtë mbetën për statistikë.

Fiton edhe ekipi i San Antonio, që mposhti 111-103 Denver, një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull në Konferencën e Lindjes, e dominuar nga basketbollistët e Spurs. DeRozan me 30 pikë e Aldridge me 27 bënë diferencën në fushë për vendasit, që hynë në zonën e play off-it. Clippers mundën 127-118 Sacramento , sfidë ku u dallua Williams me 24 pikë.

Dallas, falë 21 pikëve e 10 asist të Doncic si dhe 20 pikëve e 12 rebaound të Jordan, mundi 122-119 New Orleans, sfidë me shumë emocione deri në fund. Skuadra e Minnesota, mposhti 119-94 Chicago, takim i dominuar nga miqtë, me Rose që realizoi 24 pikë, mbështetur edhe nga Towns, autor i 20 pikëve e 20 rebound.

NBA/Rezultatet:

Detroit – Washington, 106-95

Orlando – Phoenix, 120-122

Atlanta – Indiana, 121-129

Brooklyn – Charlotte, 134-132

Miami – Toronto, 104-106

Chicago – Minnesota, 94-119

Memphis – Cleveland, 95-87

Dallas – New Orleans, 122-119

San Antonio – Denver, 111-103

Clippers – Sacramento, 127-118