Toronto fitoi 113-93 ndaj Golden State në fushën e këtij të fundit, sfidë që vuri përballë njëra-tjetrës dy skuadrat kryesuese të Konferencave përkatëse.
Por në fund triumfoi ekipi kanadez, ndjeshëm më superior në fushë, duke e udhëhequr gjatë gjithë kohës ndeshjen, me Lowry që ishte shënuesi më i mirë me 23 pikë e 12 asist. Të gjithë titullarët e ekipit kanadez realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën në fushë (32 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit), ndërsa për Golden State nuk mjaftuan 30 pikët e Durant për të evituar humbjen, me Ëarriors që zbresin në vendin e dytë në Perëndim.
Pas kohës shtesë fiton ekipi i Boston, që mundi 130-125 Washington jashtë fushe, ndeshje me rivalitet përgjatë gjithë kohës. Ndeshje e mirë për Irving, autor i 38 pikëve për Cltics, mbështetur edhe nga Morris me 27 pikë, duke fituar duelin me Ëall (34 pikë) e eal (22 pikë). Humbet skuadra e Milwaukee, që këtë sezon ka bërë një paraqitje të mirë, duke qenë në vendin e dytë në Lindje. Milwaukee u mund 113-97 nga Indiana, sfidë ku vendasit patën gjatë gjithë kohës epërsi dhe triumfuan fale 25 pikëve e 11 rebound të Young si dhe 23 pikëve të Turner.
NBA – Rezultatet:
Charlotte – Detroit, 108-107
Cleveland – New York, 113-106
Indiana – Milwaukee, 113-97
Philadelphia – Brooklyn, 124-127
Washington – Boston, 125-130
Memphis – Portland, 92-83
New Orleans – Oklahoma, 118-114
Dallas – Atlanta, 114-107
Utah Jazz – Miami, 111-84
Sacramento – Minnesota, 141-130
Golden State – Toronto, 93-113