Fjalë Kyçe

Totaj i bindur: Në Prizren do ketë përmbysje të rezultatit

Totaj i bindur: Në Prizren do ketë përmbysje të rezultatit

Kandidati i PDK’së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, po shprehet i bindur se në zgjedhjet e 14 nëntorit, do të dalë fitues në këtë komunë.

Totaj u shpreh se do të ketë përmbysje të rezultatit zgjedhor duke mposhtur sipas tij Mytaher Haskukën e Vetëvendosjes.

“Realiteti në terren që ne marrim nga shumë qytetarë, tregon një gjasë shumë të madhe që ky rezultat përmbyset dhe unë besoj që ky rezultat do të përmbyset bazuar në argumente dhe fakte nga takimet me shumë qytetarë”, tha Totaj në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje ai gjatë përballjes me Haskukën, e ka akuzuar atë për skandale të ndryshme përfshirë nepotizëm, gjatë mandatit të tij si kryetar i Prizrenit.

”Komuan e Prizrenit e cila ka qenë e para në vlerësim sa ka qenë kryetari Muja tani gjendet në pozicionin e 23’të. Kryetari Haskuka ka pasur gjashtë drejtorë të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, theksoi ai.

”Ka pasur afro 30 milionë euro suficit të buxhetit që nuk ka pasur kapacitet menaxheriale. Haskuka njihet edhe për skandale të punësimeve familjare… etj”, shtoi Haskuka.