Fjalë Kyçe

Totaj ia numëron skandalet Haskukës: Ka blerë poç elektrik prej 365 euro, vlera e të cilit është 10 euro

Totaj ia numëron skandalet Haskukës: Ka blerë poç elektrik prej 365 euro, vlera e të cilit është 10 euro

Kandidati nga radhët e PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj iu është kundërpërgjigjur në Rubikon, kryetarit aktual Mytaher Haskukës, duke ia njehur të gjitha skandalet.

Totaj tha se Haskuka kishte paguar një poç elektrik në vlerë prej 365 euro, ku vlera e tij në treg është 10-15 euro.

“Është bë vlerësimin i përformancës së komunave, komuna e Prizrenit është radhitur e 23, pra shihet përformanca e komunës. Haskuka i ka pasur 6 zyrtarë të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Haskuka ka pasë skandale, të punësimeve të shumta familjare. Ka shumë edhe gjana tjera, skandale me tender. 10-15 euro kushtin një poç elektrikë ndërsa Haskuka ka paguar  365 euro një poç elektrike për ndriqim në qytet”, tha Totaj.