Një tragjedi e madhe ka prekur Brazilin.
Mediet atje raportojnë se së paku dhjetë persona gjenden pa shenja jete si pasojë e një zjarri të madh që ka shpërthyer në mëngjesin e së premtes në qendrën e stërvitjeve të Flamengs.
Në këtë kamp, kanë jetuar të rinjtë e divizioneve të vogla të kësaj skuadre.
Autoritetet kanë konfirmuar se të paktën dhjetë persona kanë vdekur dhe tre janë plagosur.
Identitetet e viktimave ende nuk janë të njohura, por ata janë futbollistë dhe shumë prej tyre do të jenë nga 14 deri në 17 vjeç.
Flamengo është klubi më i popullarizuar i futbollit në Brazil.