Një punonjës në vijën e parë dhe dy prindërit e tij që po bëheshin gati të festonin 50 vjetorin e martesës humbën jetën brenda 16 ditëve për shkak të COVID-19 në Florida. Ngjarja ka trishtuar amerikanët, ndërsa lufta me pandeminë vazhdon.
Mario Mayorga Jr, 42 vjeç, punonte si sanitar në Mt. Sinai Medical Center në Majemi. Ai u diagnostifikua me koronavirus në mes të marsit. Mjekët i thanë të qëndronte në shtëpi. Mirëpo gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua duke bërë që ai të shtrohej në spital dhe merrte frymë nëpërmjet ventilatorit.
Pas infektimit të tij testi iu edhe familjes së tij ku rezultuan pozitiv e ëma, 72 vjeçe, babai po ashtu 72 vjeç dhe motra e tij 45 vjeçe Prindërit e tij, u shtruan gjithashtu në spital për shkak të simptomave të tyre.
I ati Mario, vdiq i pari në 10 Prill i ndjekur nga gruaja e tij Esperanza vetëm nëntë ditë më vonë. Djali i tyre Mario Jr. vdiq të dielën, dhe e vetmja që mbeti gjallë ishte motra. Kjo e fundit po qëndron e izoluar në shtëpi, ku po merr veten nga virusi.