Fjalë Kyçe

Tragjedia familjare e Edita Tahirit

Tragjedia familjare e Edita Tahirit

Edita Tahiri është njëra ndër personalitet politike që ka qenë e përfshirë pothuajse në të gjitha proceset e shtetëndërtimit. Edita ka lindur në Prizren, në një familje patriotike dhe arsimdashëse. Babai i saj ishte aktivist për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ndërsa nëna e saj ishte nga Kukësi.
Ajo ka rrëfyer gjëra të padëgjuara më parë për familjen e saj në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.

Ish-politikania rrëfen se nëna e saj nuk e kishte parë më asnjëherë familjen pas mbylljes së kufirit. “Prindërit e mi janë martuar në kohën e Luftës së Dytë Botërore, atëherë kur Kosova dhe Shqipëria nuk kanë pasur kufijtë. Më pas kufijtë janë mbyllur dhe nëna ime ka ndërruar jetë pa i parë më familjarët e saj”, tha ajo përcjell Telegrafi.

Tahiri tregon se një jetë të vështirë kishte pasur edhe babai i saj, pasi ishte burgosur nga pushteti i Rankoviqit.

“Babai im është burgosur në kohën e Rankoviqit, kur politikanë e patriotë janë marrë në burgje dhe janë torturuar me mënyra çnjerëzore. Babai im është torturuar deri edhe me kurora elektrike në burgun e Mitrovicës së Sremit. Ai ishte i sëmurë psiqikisht dhe në shtëpi për rreth dhjetë vite rrinte i vetmuar, por më vonë pas disa trajtimeve u rehabilitua dhe kthyem harmoninë e familjes”.

Politikanja thotë se megjithatë babai i saj nuk arriti të shoh angazhimin e saj në politikë. Por thotë se u kishte lënë amanet që asnjëri të mos anëtarësohej në Partinë Komuniste.