Fjalë Kyçe

Tragjedia në Gjilan, varrosen në Cërnicë pesë anëtarët e familjes Bllaca

Tragjedia në Gjilan, varrosen në Cërnicë pesë anëtarët e familjes Bllaca

Në Cërnicë të Gjilanit janë varrosur pesë anëtarët e familjes Bllaca që humbën jetën në një tragjedi ditën e martë.

Të afërm dhe qytetarë u kanë dhënë lamtumirën e fundit anëtarëve të kësaj familje që u shua ditën e martë në rrethana ende të paqarta.

Dyshimet janë se e bija e kësaj familjeje, Valdete Bllaca, zyrtare e Policisë së Kosovës ka vrarë me armë zjarri prindërit, dy vëllezërit dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së saj.