Fjalë Kyçe

Tragjedia ne Gllogjan-Një prej të arrestuarve kishte mbajtur praktikë në Gjykatën Themelore në Deçan

Tragjedia ne Gllogjan-Një prej të arrestuarve kishte mbajtur praktikë në Gjykatën Themelore në Deçan

Policia e Kosovës të shtunën ka arrestuar tre persona, Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik e Malsor Mehmetaj, për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, e cila ndodhi më 26 nëntor të këtij viti.

Motivi i vrasjes së trefishtë dyshohet të jetë hakmarrja për vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, motrës së të dyshuarve, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020, duke u varur me litar.

Në llogarinë në rrjetin social Facebook të Malsor Mehmetajt  ka shënuar se ka filluar punën në Gjykatën Themelore në Pejë që nga 24 April 2018, raporton Insajderi

Në një prononcim për gazetën Insajderi, zyrtarja për informim në Gjykatën Themelore të Pejës, Tringa Zhuti tregoi se Malsor Mehmetajt nuk ka punuar në gjykatën themelore në Deçan, ka përfunduar vetëm praktikën në vitin 2018, nuk është puntor i gjykatës

Tre të dyshuarit pritet që të dielën të dalin para Gjykatës Themelore në Pejë, derisa policia është në kërkim edhe të një personi tjetër lidhur me këtë rast.