Aksidenti tragjik i ditës së sotme që mori 3 jetë njerëzish të një familje babain me dy djemtë e tij ka qenë mjaft I rëndë për të gjithë shoqërinë
Pas mledhjes së mbajtur , kryesia e Bashkisë e Lokali Zhur ka vendosur që sot ta shpallë ditë zie.
‘’Pas mbledhjes së mbajtur, kryesia e BL Zhur, në shenjë respekti për rastin tragjik të ndodhur në afërsi të fshatit Zhur, ku humbën jetën tre bashkëvendas tonë Ramiz Sope 50 vjeç djali i tij Behar Sope 24 vjeç si dhe Lumbardh Sope 22 vjeç, ditën e diel datë 24.02.2019 shpall ditë zie në Zhur’’, thuhet në njoftim e tyre.
Pas kësaj ngjarje, ka reaguar edhe Policia e Kosovës e cila njoftoi se ka vazhduar angazhimin shtesë në kontrollimin e shpejtësisë në autostrada.
Kujtojmë se pasditen e së shtunës një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Zhur të Prizrenit.
Si pasojë e përplasjes së një automjeti të tipit Golf me një kamioni që pastronte borën përgjatë kësaj rruge, humbën jetën tre persona.“Aksidenti ka ndodhur… nënkalimi ende me ngrica..”, ka treguar Vesel Gashi, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren
Në vendin e ngjarjes të pranishëm kanë qenë shërbimet emergjente si dhe mjekësia ligjore, të cilët edhe kanë konfirmuar vdekjen e tre personave që dyshohet se janë meshkuj dhe me lidhje gjaku mes vete.