Një lajm tragjik raportohet nga Argjentina. Një 21-vjeçar, tifoz i skuadrës së River Plate Plejtit ka humbur jetën nga një përleshje, pasi e kanë sulmuar dy tifozë të Bokës.
I riu është dhunuar për vdekje nga dy vëllezër dhe policia i ka arrestuar më pas të dy të akuzuarit.
Sipas asaj që shkruajnë mediat argjentinase, tifozi i Riverit po festonte pas suksesit që skuadra e tij e zemrës arriti në Kupën Libertadores, teksa më pas e kanë sulmuar dy tifozë që skuadrës kundërshtare. Dy vëllezërit pasi e kanë goditur me sende të forta viktimën, i kanë prerë dhe arterien kryesore, duke i shkaktuar vdekjen në pak minuta.
Kujtojmë që derbi mes Riverit dhe Bocas njihet si një nga më të nxehtit në botë, por edhe pse finalja e kthimi e Kupës Libertadores u luajt në Spanjë, nuk i ka shmangur incidentet në Argjentinë. Riveri arriti që të fitonte trofeun, vetëm pas kohës shtesë, duke triumfuar në shifrat 3-1.