Fjalë Kyçe

Trajkoviq: Më e sigurt ndihem në Prishtinë sesa në veri të Mitrovicës

Trajkoviq: Më e sigurt ndihem në Prishtinë sesa në veri të Mitrovicës

Korrigjimi i kufijve do të sillte konflikte të reja në Kosovë, kanë deklaruar pjesëmarrësit e tribunës “Jetët dhe fatet në Kosovës – linjat e ndarjes”, që është mbajtur në shtëpinë e gazetarit Xhura Jakshiq në Beograd.

“Derisa janë duke vuajtur pasojat e konflikteve të vjetra, të gjithë që jetojnë në Kosova po i frikësohen konflikteve të reja. Serbët përveç që frikësohen nga shqiptarët, ata ua kanë frikën edhe grupeve kriminale serbe”, ka deklaruar gazetarja Tatjana Llazareviq nga pjesa veriore e Mitrovicës, duke shtuar se para se të mbërrinin personat me maska në Beograd për ta shkatërruar “Savamalën”, ato ishin shfaqur në Kosovë qysh në vitin 2013, transmeton Telegrafi.

“Në zgjedhje këto maska shkatërruan kutitë zgjedhore, kurse shumica prej nesh besojmë se nuk i kemi shkatërruar ne që nuk i kemi dashur ato zgjedhje, por ata që na i imponuan. Gjatë tri raundeve të këtyre zgjedhjeve filluan një sërë veprash kriminale, që edhe sot e kësaj dite janë duke vazhduar”, ka shtuar Llazareviq.

“Filloi me shkatërrimin e kutive në raundin e parë të zgjedhjeve në fund të vitit 2013, dhe përfundoi me vrasjen e një kandidati për kryetar në raundin e tretë të zgjedhjeve më 16 janar të vitit 2014. Kjo nuk është vrasja e fundit politike në Mitrovicë. Pikërisht katër vjet më vonë, është vrarë politikani i opozitës Oliver Ivanoviq. Prej atëherë, tensionet vetëm sa janë rritur”, ka deklaruar Rada Trajkoviq, kryetare e OJQ-së “Lëvizja Evropian në Kosovë”, dhe njëherit ish-deputete në Kuvendin e Kosovës.

“Unë ndihem më e sigurtë në Prishtinë ku nuk janë as 40 serbë, sesa në veri të Mitrovicës. Neve na është vrarë miku, një njeri që ka menduar se mund të jetojmë së bashku, që donte ta ndante politikën nga mafia”, ka shtuar Trajkoviq.

Ndryshe në këtë tribunë ka folur edhe gazetari nga Kosova, Idro Seferi, i cili ka thënë se bashkëjetesa mes serbëve dhe shqiptarëve është e pashmangshme për shkak të pozitës së ku jetojnë.

Gjatë kësaj tribune është konstatuar nga folësit se mundësia për paqe afatgjate në Kosovë dhe një jetë më e mirë për serbët është normalizimi i jetës, e jo korrigjimi dhe ndarjet e reja etnike.