Ish-trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka komentuar fjalët e ish-presidentit të Realit, Calderon, i cili ka thënë se portugezi do të jetë trajner i Los Blancos për sezonin e ardhshëm.
Në analizat e tij tek televizioni beIN, në lidhje me këtë çështje, portugezi është përgjigjur:
“Z. Calderon një ish-president i Real Madridit, unë jam goxha i sigurt që ai ka disa informacione të përgjithshme mbi klubin që ai e do, por ai di më shumë se unë, sepse nuk di asgjë në lidhje me këtë çështje.” tha ish-trajneri i Realit, i cili ishte mysafir special në televizionin beIN sports, për t’a analizuar ndeshjën.