Fjalë Kyçe

Trajneri i Ajax konfirmon nëse Van de Beek luan sonte ndaj PAOK

Trajneri i Ajax konfirmon nëse Van de Beek luan sonte ndaj PAOK

Ylli i Ajaxit, Donny van de Beek do të luajë kundër PAOK në kualifikimet e Ligës së Kampionëve në mes të interesimit nga Real Madrid, sipas trajnerit të klubit të Eredivisie, Erik ten Hag.

Mesfushori 22-vjeçar konfirmoi se gjigantët e La Ligës ishin në bisedime me Ajax për nënshkrimin e tij pas barazimit të së shtunës 2-2 në Eredivisie kundër Vitesse – një ndeshje në të cilën ai shënoi dhe dha një asistim.

Van de Beek është shfaqur si një objektiv (60 mln euro) për Real Madrid, të cilët nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë marrëveshje me Paul Pogban, përcjell lajmi.net.

Ajax – gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar – do të përballen me kampionët e Greqisë PAOK në ndeshjen e parë kualifikuese të raundit të tretë në ‘Stadio Toumbas’ në Selanik.

Kur u pyet për të ardhmen e Van de Beek nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes, Ten Hag tha: “Ai ka ardhur këtu dhe do të luajë”.

“Ai do të luajë edhe javën tjetër [në ndeshjen e dytë]”, përfundoi ai.