Flamurtari është mposhtur 3:1 nga Ferizaj në një ndeshje tejet interesante.
Trajneri Arsim Thaqi ka thënë se sot ishte e pamundur të fitohet.
“Sot në pjesën e dytë luajtëm pa një lojtar, por edhe sikur të na i shtonin edhe 2-3 tjerë, nuk do të fitonim. Më vjen keq për djersën e futbollistëve kur referimi vjen në një situatë të tillë në kohën kur meditjet e tyre janë rritur. Gjyqtarët duhet të jenë më syqelë. Le të jetë në ndërgjegjen e tyre sjellja në këtë mënyrë”, deklaroi Thaqi për SuperSport.
Gjithsesi, ai analizoi edhe lojën.
“Futbollistët tanë u angazhuan maksimalisht. Ata u munduan t’i kryesjnë detyrat me të cilat ishin ngarkuar, por jo gjithçka shkoi mirë. Neve na mbetet që ndeshjet e radhës t’i përfundojmë sa më mirë që mundemi”, përfundoi Thaqi.