Fjalë Kyçe

Trajneri i Llapit, Batatina: Nuk kishte kushte për lojë, kishte ofendime dhe hedhje të gjësendeve nga fillimi deri në fund

Trajneri i Llapit, Batatina: Nuk kishte kushte për lojë, kishte ofendime dhe hedhje të gjësendeve nga fillimi deri në fund

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, u shpreh i pakënaqur me organizimin e ndeshjes ndaj Ballkanit në Suharekë, ku skuadra e tij u mposht 2-0.

Batatina ka thënë se tifozët vendas e kanë ofenduar nga fillimi deri në fund dhe takimi është dashur të ndërpritet.

“Së pari në këto kushte nuk është dashur të zhvillohet ndeshja, me gjithë këta tifozë, me gjithë këto ndërprerje dhe sharje e ofendime gjatë gjithë takimit. Kjo sjellje nuk i ka hije as Kosovës dhe as Suharekës”.

“Ofendimet e tyre tregojnë organizimin e klubit dhe respektin e tyre. Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshjeje është dashur të mos e zhvillojë këtë takim”.

“Gjatë tërë ndeshjes ka pasur hedhje të gjësendeve të forta, por ndeshja nuk u ndërpre”.

“Sa i përket ndeshjes e kemi dominuar gjatë gjithë kohës, por kemi pësuar dy gola nga gabimet tona”, ka thënë Batatina.

Llapi ka vetëm dy pikë pas pesë takimesh në Superligë.