Skuadra e Prishtinës ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror që pritet të jetë shumë i nxehtë.
“Bardhekaltrit” po stërviten në fushën e 2 Korrikut ndërkohë që trajneri Mirel Josa, ka folur për përforcimet.
“Ndërhyrjet duhet të jenë shumë të matura. Është vështirë që gjendjen lojtarë që mund të ndihmojnë ekipin në mënyrë të menjëhershme. Do të jemi shumë të kujdesshëm”, ka thënë Josa, raporton “RTV Dukagjini”.
Deri më tani është liruar vetëm Leonat Vitija i cili ishte i huazuar në KEK, por me kontratë me Prishtinën dhe tani është futbollist i lirë, përcjell Gazeta Olle.
Ish-trajneri i Skënderbeut të Korçës e komentoi edhe luftën për titull. “Diferenca me skuadrat tjera nuk është e madhe. Ne gjithmonë duhet ta shikojmë ndeshjen e radhës”, theksoi Mirel Josa.