Fjalë Kyçe

Transformimi i veturës së të ndjerit Rasim Thaçi – Cima

Transformimi i veturës së të ndjerit Rasim Thaçi – Cima

Rasim Thaçi – Cima kishte një lidhje shpirtërore me veturën e tij të tipit të “Renault 5”.

Ikona e humorit, sa ishte gjallë, kishte dërguar makinën në servis për të bërë një transformim të saj.

Përfaqësuesi i Ranault në Kosovë, kishte marrë përsipër transformimin e kësaj veture përkundër gjendjes së saj.

“Jam shumë i emocionuar që po e dërgojë këtë veturë për transformim. Derisa të rregullohet kjo veturë do të jem me shumë emocione”, kishte deklaruar homoristi kur ka dorëzuar veturën në servis.

Përfaqësuesit e “Auto Mita” tregojnë se vetura 30 vjeçare ishte shumë e dëmtuar.

“Vetura është shumë e dëmtuar por ne si “Auto Mita” kemi marrë përsipër dhe do të bëjmë maksimumin”, deklaroi një serviser.

Mirëpo pas një periudhe disa mujore, vetura mbeti pa pronarin e saj, Rasim Thaçin.

Por kësaj radhe çelësat e veturës së dorëzuar nga Cima i pranoi Artani, djali i tashmë të ndjerit.

“Ju falënderoj shumë. Jam pa fjalë për renovimin e veturës. Do të ishte më mirë që babi të pranonte vet veturën, por kështu deshi fati. Me këtë veturë në një farë forme po më duket sikur po më kthehet babi”, deklaroi djali i Cimës.

I biri premton se do ta ruaj atë siç e kishte ruajtur Cima.