Blerti është i pari trasgjinor shqiptar që po kryen kalimin nga vajzë në djalë. Ai është 29 vjeç dhe është nga Gjakova, por prej disa vitesh jeton në Prishtinë.
I riu tregon se gjithmonë e ka ndjerë se jeton brenda një trupi të gabuar. Po ashtu ai ka treguar se edhe pse ka lindur si vajzë gjithmonë është ndjerë djalë.
Dikur quhej Blerta, por kurrë nuk është ndjerë si një vajzë, kjo pasi gjithmonë i priste flokët shkurt dhe vishej si djalë.
Prej gati një viti Blerti është në fazën e marrjes së hormoneve. Kjo fazë i ka trashur zërin dhe i ka shtuar qimet në trup.
Po ashtu ai tregon se për t’u bërë nga vajzë në djalë duhen 20 000 euro.
Brenda vitit 2019 ai dëshiron të kryejë edhe dy ndërhyrje fizike, mastektomi dhe metoidioplastik, që do ta shndërrojnë plotësisht në një djalë. Gjatë një interviste për emisionin “Exclusive”, ai ka thënë:
“Jeta është shumë e shkurtër nëse ke një jetë të mirë dhe është shumë e gjatë nëse nuk ndjehesh i plotësuar. Në trupin që kam nuk ndjehem 100% vetja dhe nuk është e drejtë me jetu në këtë trup. Çdo person meriton me jetu i lumtur, kështu që çfarëdo që e bën të lumtur nuk e dhunon ligjet e natyrës, qoftë edhe ndryshimi i seksit.’’