Fjalë Kyçe

Travis Scott i dëshpëruar nga vdekjet dhe lëndimet e njerëzve në koncertin e tij

Travis Scott i dëshpëruar nga vdekjet dhe lëndimet e njerëzve në koncertin e tij

Reperi Travis Scott thotë se është i shkatërruar nga vdekjet dhe lëndimet që ndodhën në koncertin e tij, në kuadër të festivalit “Astroworld” dhe ka premtuar “bashkëpunim të plotë” për policinë.

Të paktën tetë persona vdiqën dhe dhjetëra njerëz u lënduan pas një rritje të turmës në natën e hapjes së ngjarjes muzikore në Huston, Teksas, shkruan BBC

“Lutjet e mia shkojnë për familjet e të gjithë atyre që u ndikuan nga ajo që ndodhi”, tha reperi në një deklaratë në Twitter.

“Jam absolutisht i shkatërruar nga ajo që ndodhi mbrëmë”, shtoi ai.

Punonjësit e urgjencës përshkruan se si shpërtheu paniku pasi turma filloi të shtyhej drejt pjesës së përparme të skenës gjatë interpretimit të reperit të premten në mbrëmje.

Ndërsa përplasja filloi të shkaktonte lëndime te njerëzit, paniku u rrit dhe kështu disa persona u lënduan për vdekje.

Njëmbëdhjetë persona u dërguan në spital me arrest kardiak, ku tetë prej tyre vdiqën. Rreth 300 persona u lënduan.

Reperi falënderoi policinë dhe shërbimet e urgjencës dhe tha se ishte “i përkushtuar të punonte së bashku me komunitetin e Houstonit për të shëruar dhe mbështetur familjet në nevojë”.