Fjalë Kyçe

Tre automjete përfshihen në një aksident, lëndohen tri gra në Fushë Kosovë

Tre automjete përfshihen në një aksident, lëndohen tri gra në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.
Tre gra kanë pësuar lëndime të cilat kanë qenë në veturën Gold 2, e cila është goditur nga një kampion dhe ka përfunduar duke goditur një veturë të parkuar para një mobilierie, njofton Klan Kosova.

Luljeta Mehmeti nga Policia e Kosovës e ka konfirmuare rastin duke thënë se ekipet e trafikut ndodhen ende në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

Gratë e lënduara janë dërguar për trajtim në QKUK, mirëpo gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.