Fjalë Kyçe

Këta tre dekanë në Universitetin “Haxhi Zeka” pas shkarkimit u zgjodhën ushtrues detyre

Këta tre dekanë në Universitetin “Haxhi Zeka” pas shkarkimit u zgjodhën ushtrues detyre

Pavarësisht se u shkarkuan nga pozita e dekanit në Universitetin “Haxhi Zeka” të Pejës, profesorët Halit Shabani, Nexhdet Shala e Adem Dreshaj, vazhdojnë ta mbajnë këtë pozitë si ushtrues detyre.

Ata ishin shkarkuar pasi, sipas statutit, dekani duhet të jetë profesor i asociuar, raporton KTV.

Por, ata kanë mbajtur pozitat, bazuar në Rregulloren e Këshillit Drejtues të Universitetit, që kishte përcaktuar se dekani mund të jetë vetëm profesor asistent.

Mbajtja e pozitës, pavarësisht se u shkarkua njëherë, nuk paraqet problem për profesorin Halit Shabani.

Në Rektoratin e Universitetit e arsyetojnë këtë me mungesë të kuadrove.

Sipas tyre, profesorët u zgjodhën nga këshillat e fakultetit dhe do ta vazhdojnë ta mbajnë pozitën deri në zgjedhjet e reja, që pritet të mbahen në vitin 2021.

Prorektori Ibish Mazreku ka thënë dekanët janë zgjedhur në procedurë të rregullt.

Ai ka thënë se rregullorja e cila përcaktonte që dekani duhet të jetë profesor i asociuar më pas është shfuqizuar, pasi në universitet ka mungesë të kuadrove.

Televizioni ka provuar të flasë edhe me profesorët tjerë që kanë këto pozita, Nexhdet Shalën dhe Adem Dreshajn, por ata nuk kanë qenë të gatshëm për deklaratë.