Fjalë Kyçe

Tre inspektorët e Prishtinës u arrestuan lidhur me shembjen e dheut afër Pallatit të Drejtësisë

Tre inspektorët e Prishtinës u arrestuan lidhur me shembjen e dheut afër Pallatit të Drejtësisë

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka konfirmuar se arrestimi i tre inspektorëve të Prishtinës, lidhet me shembjen e dheut afër Pallatit të Drejtësisë, në Hajvali
Tre inspektorët e Prishtinës u arrestuan lidhur me shembjen e dheut afër Pallatit të Drejtësisë
Policia e Kosovës, ka arrestuar tre inspektorë të komunës së Prishtinës, lidhur me dyshimet se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

Sipas prokurorisë, arrestimi i tyre lidhet me rastin e shembjes së dheut në Hajvali afër Pallatit të Drejtësisë, ku një ditë më herët ishte arrestuar edhe pronari i objektit në ndërtim.
“Lidhur me rastin e njëjtë, më 09.09.2019, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë tre (3) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’. Rasti ka të bëjë me shembjen e dheut në rrugën ‘Nekibe Kelmendi’ në Hajvali. Nga dëmtimi i rrugës për në Pallatin e Drejtësisë, e cila me mihjen përskaj rrugës është dëmtuar në atë masë sa që është e pakalueshme dhe në çdo moment paraqet rrezik për trafikun rrugor”, tha zëdhënësja e prokurorisë Laureta Ulaj.

Sipas saj, Inspektoriati Komunal i Prishtinës është njoftuar për të parandaluar shembjen e rrugës.
“Po ashtu, ju njoftojmë se para dy muajve nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, është lajmëruar Inspektorati Komunal i Prishtinës, mirëpo nga ajo kohë e deri më sot nuk është marrë ndonjë veprim për të parandaluar shembjen e rrugës, me ç’ rast ka rezultuar me veprimet e lartcekura nga prokuroria”, ka thënë ajo.

Drejtori i Inspektoriatit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka thënë se nuk kanë njoftim zyrtar për ndalimin e inspektorëve.
“Nga mediat kemi marr vesh që janë ndaluar për 48 orë, nuk kemi njoftim zyrtar. Mbase prokuroria mund të jep më shumë detaje”, ka thënë ai.
Insajderi kishe raportuar edhe më parë që Kompania ndërtimore “VG Construction”, e cila është përgjegjëse për ndërtimin e objektit në afërsi të rrugës, pasi kishe rrezikuar qyetarër duke e hapur një grope për ndërtimin e një godine shumëkatëshe.
Si pasojë e kësaj grope, shumë qytetarë kanë qenë të rrezikuar, ndërsa kompania në fjalë nuk kishte ndërmarr asnjë gjë reth evidentimit të këtij rreziku, shkruan Insjderi.
Pronari i kompanisë “VG Construction”, Korab Gashi, ka thënë për Insajderin se kompania i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për evidentimin e shembjeve dhe se kontratën e ndërtimin e kanë dorëzuar në prokurori.

“Kompania jonë e ka kontratën me punë kryesinë, tani ata i kanë të gjitha përgjegjësit të cilat është dashur t’i kryejë me kohë. Ne e kemi kontratën që e kemi dorëzuar në prokurori dhe nuk kemi më asnjë përgjegjësi për këtë. Tani prokuroria mirret me këtë punë”, ka thënë Gashi për Insajderin.