Fjalë Kyçe

Tre persona asfiksohen nga zjarri në Radavc të Pejës

Tre persona asfiksohen nga zjarri në Radavc të Pejës

Tre persona janë asfiksuar si pasojë e zjarrit në një restorant në Radavc të Pejës.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova. drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë komunë, Gëzim Gashi.

Ai tha se zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë shumë shpejt zjarrin.

“Tre persona janë alivanosur si pasojë e zjarrit. Janë jashtë rrezikut për jetë. Është djegur kulmi i restorantit dhe një pjesë e katit të sipërm, por zjarrfikësit kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin”.